Në komunën e Tuzit asnjë kërkesë për legalizim

“Deri më tani në Tuz nuk kemi pasur asnjë kërkesë sa i përket çështjes së legalizimit të objekteve. Qytetarët duhet t’i dorëzojnë kërkesat në komunën tonë sepse jemi Komunë në kuadër të kryeqytetit dhe tani e tutje e kemi këtë kompetencë”, theksoi Axhoviq

Sekretariati për Planifikim-Rregullim hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit ka përcaktuar një afat nëntëmujor për të gjithë ata persona të cilët duan që objektet e tyre të ndërtuara ilegalisht, t’i legalizojnë deri në fund të afatit të definuar për këtë çështje.
Duke qenë se Komuna urbane e Tuzit, status të cilin e mbante deri në fund të nëntorit 2017, është shndërruar në Komunë në kuadër të kryeqytetit, qytetarët janë të obliguar që kërkesat për legalizim t’i paraqesin pranë kësaj komune, mirëpo deri më tani nuk është paraqitur asnjë kërkesë në lidhje me legalizimin e objekteve ilegale. Këtë për “Kohën Javore” e pohoi kryetari i kësaj komunë, Z. Abedin Axhoviq. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat