Religjioni tek Ilirët

Ilirët ishin populli i lashtë i Gadishullit ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë të siujdhesës Ballkanike. Në pikëpamje të besimit fetar Ilirët ishin paganë, domethënë besonin në shumë perëndi. Si të gjithë popujt e vjetër, ilirët u besonin objekteve dhe fenomeneve të natyrës

Qani Osmani

Kulti i ilirëve parahistorikë ka qenë “Dielli”. Këtë e vërtetojnë zbukurimet e gjetura në varreza, të cilat ilirët i kanë mbajtur me vete, varur në qafë ose veshë, ose i kanë ruajtur në shtëpitë e tyre. Në antikitet, si edhe te popujt e tjerë, në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ato pamje që nuk kanë elemente të përbashkëta me atë kult. Ky lloj besimi ka qenë karakteristike në pjesën veriore të Ilirisë, pasi që ata kanë qenë më së shumti në kontakt me romakët dhe kulturën e tyre.
Në vendet jugore ka dominuar kulti i “gjarpërit”. Legjenda na tregon se Kadmi dhe Harmonia kishin pasur një djalë i cili duke fjetur në djep, e kishte mbështjellë një gjarpër të cilin hetitët e kanë quajtur Ilyrianka. Kur flasim për emrin ilir, njëri ndër mendimet është edhe ai se, emri ilir vjen nga emri i gjarprit ilyrios, për të cilin ilirët kan besuar se qëndron nën vatër dhe e mbron shtëpinë nga të këqijat. Filozofi Maksim nga Tigri, i cili jetonte në kohën e Antoninit, në librin e tij “A duhet t’u ngritet perendive shtatore” përmend se Peonët, fis ilir, në Maqedoninë e sotme, e adhuronin diellin në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të lartë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat