U miratua buxheti i Komunës dhe plani i investimeve

Guci – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Gucisë, në seancën e pestë, të mbajtur me 25 dhjetor, në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë, në kushte vërtet jonormale, ku temperatura ishte ca gradë nën zero, që detyruan disa këshilltarë të braktisin punën e seancës para përfundimit të saj, pas debatimit më se dy orësh, me 21 vota të partive në pushtet (PDS, PPG, PB dhe koalicionit UDSH – Aleanca Shqiptare) dhe 5 kundër të opozitës (PSD, LDSH dhe PPS) miratuan buxhetin e propozuar të Komunës së Gucisë për vitin 2018, në shumë prej 1 199 550 euro. Buxheti operativ është planifikuar në shumën 834 250 euro, ai kapital 338 300 euro, për rezervën e përhershme të buxhetit 17 000 euro dhe atë rrjedhës 10 000 euro.
Kuvendi miratoi po ashtu edhe Planin e investimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2018, në shumë prej 2 176 000 euro. Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat