U miratuan një vistër propozim vendimesh

Plavë – Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur më 28 dhjetor, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë, këshilltarët, kryesisht me shumicë votash miratuan një vistër propozim vendimesh, programesh, informatash, nismash e propozimesh, që kanë të bëjnë me punën e organeve të komunës, por edhe të veprimtarive tjera në territorin e komunës.
Para aprovimit të rendit të ditës, kryetari i Komunës, Orhan Shahmanoviq, propozoi që atij t’i shtohet pika e re – dhënia e pëlqimit për emërimin e Ervin Kandiqit kryeadministrator i Komunës së Plavës, kurse këshilltari i PDS-së, dr. Sabahudin Pupoviq, kërkoi që nga rendi i ditës në pako të tërhiqen pikat që kanë të bëjnë me tri nisma institucionale: nismën e OJQ “Sumeja” Plavë, që Qendra për Kulturë në Plavë të emërtohet me emrin e shkrimtarit plavian, Husein Bashiq, nismën e përbashkët të bashkësive lokale Murinë, Brezojevicë e Velikë, që sheshi i tanishëm i rinisë në Murinë në të ardhmen të mbajë emërtimin “Sheshi i viktimave të NATO”-s dhe nismën e OJQ “Lilan” Plavë, për ngritjen e shenjave përkujtimore viktimave civile që pësuan në vitet 1912-1913, me arsyetimin e tij se ato kanë të bëjnë me tema të ndjeshme të cilat vazhdimisht dikë mund ta irritojë, por ato të shikohen dhe trajtohen në mënyrë të drejtë dhe përherë të jenë të qëndrueshme e jo të ndryshohen prej zgjedhjes në zgjedhje. Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat