Tuz- Shkrimtari dhe kritiku letrar, njëherësh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj, ka qenë i ftuar në një takim letrar të cilin e organizoi grupi letrar “Jehona” i Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, me iniciativën e mësimdhënësve, Mark Lucgjonaj dhe Sehad Lulanaj.
Në këtë takim të mbajtur në ambientet e Gjimnazit “25 Maji”, ku morën pjesë anëtarë të grupit letrar “Jehona” dhe profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, u bë edhe promovimi i librit më të fundit të autorit Zija Vukaj, “Shtjellë Letrare”.
Ky takim ka filluar me shpalosjen e krijimtarisë letrare dhe shkencore të Zija Vukaj ndër vite për të vazhduar më pas me interpretimin e disa pasazheve nga libri “Shtjellë Letrare” nga nxënës të pranishëm në këtë orë letrare. t. u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore