Femra në politikë, jo për dekor dhe statistikë!

Partitë politike janë çelësi për avancimin e pjesëmarrjes së plotë të femrave në procesin politik. Themelimi i forumeve të grave brenda këtyre partive ose renditja e tyre në fund të listave të tyre partiake nuk mjafton. Partitë politike duhet të zhvillojnë mundësi reale që femrat të marrin role udhëheqëse dhe vendimmarrëse

Albina Osmani Markasheviq

Barazia gjinore në pjesëmarrjen politike është aspekt fundamental i qeverisjes demokratike moderne. Sipas standardeve ndërkombëtare, meshkujt dhe femrat duhet të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta për pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet e proceseve politike. Megjithatë, në praktikën tonë është shumë sfiduese për femrat që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë këto të drejta. Shkalla e pjesëmarrjes së femrave në politikë si dhe qasja e tyre në vendimmarrje mund të merren parasysh si treguesit kryesorë të barazisë gjinore në një shoqëri. Pjesëmarrja aktive e femrave në politikë është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri për shoqërinë. Femrat përbëjnë një potencial të madh jo vetëm numerik por edhe profesional e intelektual. Barazia gjinore në vendimmarrje duhet të shikohet në kontekstin se a janë femrat në gjendje që të marrin apo të ndikojnë në vendimet publike njëjtë sikurse meshkujt. Edhe pse femrat përbëjnë gjysmën e popullatës në shoqëri, është e paimagjinueshme pjesëmarrja e tyre e ulët në politikë dhe në jetën publike. Normalisht në një vend ku gati 50% e popullsisë përbëhet nga gjinia femërore, pjesëmarrja në pozicionet vendimmarrëse të gjinive do të duhej të ishte në të njëjtat kuota.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “795” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat