Pseudointelektualët dhe politika

Pseudointelektualët shfaqin një prirje të anarkisë kronike dhe kanë frikë nga njerëzit në pozita të larta politike që janë të veshur me pushtet, ngase ata në të shpeshtën e rasteve janë puthadorët e tyre. Arma kryesore e pseudo intelektualëve janë gënjeshtrat dhe intrigat. Ata janë në gjendje të shesin njohuritë e tyre dhe ato njohuri t’i venë në shërbim të qëllimeve të ndryshme politike, kulturore e shkencore në mënyrë të paargumentuar. Cilësinë e opinionit të tyre publik ata e zhvillojnë në bazë të shpirtngushtësisë dhe servilizmit

Qani Osmani

Në çdo shoqëri vlen të përmendet fakti se përveç intelektualëve të mirë dhe të vërtetë ekzistojnë edhe intelektualë të këqij. Intelektualët e tillë ( të këqij) operojnë me një interes vetjak, me një injorancë karshi shoqërisë dhe shpesh ata janë të manipuluar. Këta intelektualë janë të korruptuar dhe urrejnë dialogun dhe nuk tolerojnë kundërshtinë. Për të tillët pasuria materiale ka domethënie të veçantë dhe është e vlerësuar nga ata më shumë se ajo shpirtërore.
Pseudointelektualët shfaqin një prirje të anarkisë kronike dhe kanë frikë nga njerëzit në pozita të larta politike që janë të veshur me pushtet, ngase ata në të shpeshtën e rasteve janë puthadorët e tyre. Arma kryesore e pseudointelektualëve janë gënjeshtrat dhe intrigat. Ata janë në gjendje të shesin njohuritë e tyre dhe ato njohuri t’i vënë në shërbim të qëllimeve të ndryshme politike, kulturore e shkencore në mënyrë të paargumentuar. Cilësinë e opinionit të tyre publik ata e zhvillojnë në bazë të shpirtngushtësisë dhe servilizmit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “791” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat