Guci – Seancën e katërt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të premten në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës, e karakterizoi diskutimi i gjatë kushtuar procesverbalit nga seanca e fundit dhe e propozimit për plotësimin, gjegjësisht zgjerimin e rendit të ditës, me pikën mbi rregullimin e çarshisë së Gucisë.
Përndryshe, të gjitha pikat e rendit të ditës (13 sosh) janë miratuar pa pjesëmarrjen e këshilltarëve në diskutim, për më pak se një gjysmë ore, kurse deri në aprovimin e rendit të ditës është diskutuar dhe debatuar rreth një orë e gjysmë.
Vërejtjet në procesverbalin nga seanca e fundit e parlamentit lokal i kanë parashtruar këshilltarët Ruzhdija Radonçiq (Partia Boshnjake) dhe Asdren Çelaj (LD në MZ).
Këshilltari Radonçiq ka kërkuar që pak a shumë t’i kushtohet kujdes formës dhe kuptimit të shprehjeve të këshilltarëve në diskutimet e tyre në seancë gjatë hartimit të procesverbalit. Në këtë drejtim, siç tha ai, kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet drejtshkrimit dhe interpretimit të drejtë dhe origjinal të shprehjeve të pjesëmarrësve në diskutim. Sh. Hasangjekaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “789” të revistës Koha Javore