Projekt me vlerë dhe mundësi e mirë për të gjithë talentet në Malësi

Tuz- Shkolla e Muzikës “Vasa Paviq” nga Podgorica, ka hapur zyrtarisht nëndegën e saj në Tuz, njëherësh dhe shkollën e parë të këtij lloji në Malësi, e cila do të funksionojë në kuadër të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz.
Në këtë ceremoni solemne kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, përfaqësues nga KU e Tuzit, përfaqësues, nxënës e mësimdhënës nga Shkolla e Muzikës “Vasa Paviq” në krye me drejtoreshën , Zoja Gjuroviq, nxënës mësimdhënës e prindër të SHF “Mahmut Lekiq”, drejtorë të Shkollave Fillore dhe të Mesme në Malësi, përfaqësues të mediave të ndryshme, etj.
Drejtori i SHF “Mahmut Lekiq”, Nikollë Dukaj, duke falënderuar të gjithë ata të cilët kontribuuan në jetësimin e këtij projekti madhor për gjenerata të tëra në Malësi, tha se ky është një projekt madhor jo vetëm për shkollën që ai drejton por dhe për gjithë Malësinë, për ata të cilët talentin e tyre aspirojnë ta nxjerrin në dritë dhe ta afirmojnë.
“Shkolla Fillore e Muzikës me vendim të ministrit të Arsimit, Damir Shehoviq, po hapet sot në ambientet e SHF “Mahmut Lekiq”. Në gjeneratën e parë të kësaj shkolle u regjistruan 40 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe malazeze. Jetësimi i këtij projekti madhor është për ne dhe për gjithë Malësinë një ditë e veçantë. Me këtë projekt sot e tutje i shtohet vlera kësaj zone”, tha në mes tjerash Dukaj, duke ju uruar suksese të gjithë fillestarëve të kësaj dege arti.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “789” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat