Politizimi i pakicave kombëtare në Shqipëri

Barometër tregues i nivelit të demokracisë të çdo vendi përveç të drejtave dhe lirive të njeriut është edhe qasja e pushtetit ndaj pakicave kombëtare, përkatësisht qëndrimi i shumicës ndaj pakicës, sipas standardeve ndërkombëtare. Në këtë aspekt në vendet e ish kampit socialist pas dështimit të këtij sistemi shoqëror është punuar vazhdimisht për aplikimin e standardëve demokratike europiane, për të eliminuar qasjen hegjemoniste e cila ishte e pranishme dekada me radhë ne vendet përkatëse. Ndërsa rasti i Shqipërisë është specifik, sepse kemi përcaktimin e pakicave kombëtare jo sipas kritereve të njohura por sipas diktateve politike

Nail Draga

Gjatë muajit tetor vlen të ceken dy ngjarje me peshë që kanë të bëjnë me Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte një ceremoni përkujtimore me rastin e 70- vjetorit të ekzekutimit të 16 deputetëve në vitin 1947, nga ana e diktaturës komuniste, ndërsa e dyta ka të bëjë me miratimin e Projektligjit për pakicat kombëtare.
Pra, kemi të bëjmë me një projektligj i cili definon dhe legalizon pakicat kombëtare në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare. Trajtimi i kësaj çështjeje nuk është i panjohur për opinionin e gjerë, por të gjithë jemi dëshmitarë se edhe numri i pakicave kombëtare është politizuar sikurse edhe veprimtarit e tjera shoqërore. Është çështje tjetër sa është real numri i përgjithshëm dhe shtrirja territoriale e tyre, sepse vazhdimisht ka spekulime. Nga të dhënat e ndryshme arkivore dhe historike dihet se në hapësirën etnogjeografike shqiptare në të kaluarën janë vendosur pjesëtarë të popujve të ndryshëm, për motive kryesisht sociale, të cilët kanë punuar në pronat e shqiptarëve. Cekim me ketë rast pjesëtarët e pakicës greke në Dropull, apo të asaj malazeze(sllave) në Vrakë të mbi Shkodrës, të cilët vazhduan të qëndrojnë aty së bashku me popullsinë shqiptare, duke marrë statusin e qytetarëve të Shqipërisë. Dhe janë pikërisht këto dy pakica kombëtare të cilat janë pranuar në Lidhjen e Kombëve në vitin 1921, të propozuar nga qeveria shqiptare. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, statusin e pakicës kombëtare e fituan edhe pjesëtarë të popujve të tjerë, duke u bazuar qoftë në aspektin etnik, gjuhësor apo kulturor.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “789” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat