Shumë shkrimtarë, gazetarë dhe njerëz me autoritet, në vend që të kenë kujdes për fjalorin e gjuhës sonë të bukur, me të madhe po përdorin fjalë të huaja pa patur nevojë për to, dhe kështu po e varfërojnë gjuhën, elementin kryesor të kombit
Qani Osmani
Në Librin e Ginisit shënohen sukseset e jashtëzakonshme të individëve të rruzullit tokësor në lëmi të ndryshme të shkencës, kulturës dhe aktiviteteve të tjera shoqërore. Po qe se në këtë libër do të shënoheshin edhe anomalitë e individëve që i përkasin një kombi, me siguri shqiptarët do të zënin vendin e parë, pasi numri i anomalive te ata në vend se të zvogëlohet po rritet me përmasa tepër të mëdha. Mos kujdesi i shoqërisë shqiptare ndaj vlerave kombëtare; pakujdesia ndaj gjuhës, kulturës dhe virtyteve shqiptare do të zinin vend me rëndësi në këtë libër dhe lexuesit e shumtë të tij do të habiteshin me anomalitë e shqiptarëve.
Po tu hedhim një sy mediave elektronike dhe të shkruara(respekt për përjashtimet pozitive) në gjuhën shqipe do të shohim se fjalët e huaja zënë me të madhe vendin e fjalëve tona të bukura. Kjo edhe mund të kuptohet deri diku, pasi që, si komb dhe shoqëri gjendemi në një kaos politik dhe organizativ, prandaj kjo dukuri shoqërore përpos krizës politike sjell edhe atë morale dhe kulturore.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “787” të revistës Koha Javore
