Të gjitha institucionet edukativo- arsimore duhet të shërbejnë si shembull dhe pasqyrë e mirësjelljes, duke qenë se vet misioni i tyre është i tillë që duhet të transmetojnë vetëm edukatë, njohuri, shembuj pozitivë, arritje dhe suksese të nxënësve të tyre në lëndë të ndryshme dhe të çrrënjosin e të shmangin të gjitha fenomenet negative të cilat njollosin dhe cenojnë autoritetin e një institucioni që edukon gjenerata të tëra
Toni Ujkaj
Tuz- Institucionet shkollore, në veçanti Gjimnazet e ndryshme publike janë ambiente në të cilat herë pas here lindin probleme e incidente të ndryshme të cilat për fat të keq ndonjëherë përshkallëzohen në atë masë saqë nga një incident i “vogël” përfundojnë në dhunë dhe përleshje fizike e deri në rrahje më brutale më mjete të ndryshme.
Incidentet nëpër disa mjedise shkollore viteve të fundit, në vend që të zbehen dhe të marrin fund, ato kanë filluar të shpeshtohen, një dukuri kjo në rritje e sipër e cila duhet shikuar si shqetësuese dhe brengosëse, që kërkon vëmendje dhe angazhim më serioz dhe më të gjithanshëm, pasi ato janë një pasqyrë e shëmtuar si për vetë institucionin në të cilin këto dukuri “lulëzojnë” por dhe për vendin ku këto fenomene ndodhin.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “787” të revistës Koha Javore
