Në zgjedhje me sukses garuan edhe shqiptarët

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 1946, në të cilat u zgjodhën 107 deputetë në këto zgjedhje në territorin e Republikës u zgjedhen 161 deputetë

Gjekë Gjonaj

Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Malit të Zi në seancën e mbajtur më 20 korrik 1950 nxjerr Ligjin mbi zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin Popullor dhe Vendimin për shpërndarjen e vet. Në pajtim me këto akte, Presidiumi i Kuvendit Popullor, me Dekretin e 21 korrikut 1950 shpall zgjedhjet për deputetë popullorë të Kuvendit Popullor për më 8 tetor 1950, ndërsa me Dekretin nga 31 korriku 1950 ka vërtetuar numrin e deputetëve që të do të zgjedhen dhe rrethet zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve popullorë në Kuvendin Popullor.
Deputetët popullorë zgjedhen në bazë të numrit të banorëve. Sipas normës në çdo 2.500 banorë zgjedhet 1 deputet. Zgjedhjet bëhen nëpër njësi zgjedhore. Secila njësi zgjedhore zgjedh 1 deputet. Të drejtë për kandidim kanë një pjesë e caktuar e qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote. Kandidati i propozuar për deputet duhet të mbledh 50 nënshkrime nga më së pakti gjysma e vendeve, respektivisht e qyteteve në zonën e rrethit zgjedhor në të cilën kandidon. Votimi bëhet fshehtas me ndihmën e kokrrës së votimit, të cilën zgjedhësi e hedh në kutinë e kandidatit për të cilin voton. Në vendin zgjedhor ekziston edhe një kuti pa listën e kandidatëve ( kutia qorre).

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “786” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat