Triesh- Përfaqësues të institucioneve të ndryshme të kryeqytetit Podgoricë të cilat janë të kyçura në rikonstruksionin e aksit rrugor, kilometri i shtatë-Fudna-Triesh, kanë zhvilluar një vizitë pune në fshatin Stjepoh dhe bisedun me banorë të disa fshatrave të cilat gravitojnë përgjatë kësaj rruge automobilistike.
Në këtë takim morën pjesë kryebashkiaku i Podgoricës, Sllavolub Stijepoviq, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherësh dhe nënkryetar i Qeverisë së Malit Zi, Millutin Simoviq, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Putevi”, Violeta Klikovac, drejtori i Ndërmarrjes publike“Vodovod i Kanalizacija”, Vlladan Vuçeliq, kryetari i komunës Urbane të Tuzit, Z. Abedin Axhoviq, përfaqësues të Ushtrisë së Malit të Zi, etj.
Në emër të banorëve të Trieshit ka përshëndetur Zef Gjuravçaj, i cili tha se kjo vizitë i gëzoi pa masë të gjithë të pranishmit në këtë takim, duke thënë se zyrtarët malazezë kanë ofruar mbështetje në këtë projekt si dhe falënderoi diasporën shqiptare për mbështetje të treguar ndaj vendlindjes së tyre.
Gjuravçaj ka prezantuar përpara zyrtarëve malazezë një bilanc të punimeve të deritanishme të kryera në këtë aks rrugor si dhe shpalosi disa nga prioritetet kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre fshatrave. t. u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore