Toni Ujkaj
Malësi- Sektori i vreshtarisë është sot e disa dekada më parë është një sektor që i kushtohet kujdes dhe rëndësi e veçantë. Në ditët e sotme pothuajse po i kushtohet po aq kujdes sa edhe degëve të tjera të bujqësisë që janë dominante në pjesën fushore të Malësisë, e që është degë kryesore e ekonomisë së qindra familjeve në këto treva.
Prodhimtaria e rrushit dhe përpunimi i tij, është shndërruar në traditë mbi njëqindvjeçare me të cilën janë marrë shumë familje, në veçanti ato të cilatt kanë pasur sipërfaqe më të mëdha toke dhe kushte më të favorshme për kultivimin e këtij produkti.
Vreshtaria në këtë trevë, paralelisht me degët e tjera të bujqësisë siç është perimtaria e cila dominon në Malësi, është shikuar si degë profitabile pasi një pjesë relativisht e madhe e familjeve, edhe pse në kushte jo të favorshme të punës, sikurse ekzistojnë sot, kanë siguruar të ardhura dhe një ekonomi më të qëndrueshme familjare.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “786” të revistës Koha Javore
