Baleti i titulluar ‘Stil life’ erdhi si një tablo e natyrës së vdekur, natyrës së qetë. Përmes lëvizjeve dhe jetës në skenë, koreografi foli për kohën që kalon, jetën, vdekjen dhe pasionin, por edhe për kotësinë, një nga karakteristikat e njeriut postmodern
Mes emocionesh dhe duartrokjesh pafund, Pallati i Koncerteve priti premieren botërore të koreografit të famshëm, Angjelin Preljocaj, me idenë e jetës së njeriut brenda universit.
Premiera ndërkombëtare e krijimtarisë së tij të re që deri dje mbahej “sekret”, shoqërohet nga rimarrja e duo-s mashkullore të vitit 1989 “Un trait d’Union”, një kërcim trup me trup “poetik dhe pasionant” i shkruar mbi muzikën koncertore të J.S. Bach dhe i interpretuar nga Glenn Gloud.
Pjesa e parë e programit solli në skenë dy kërcimtarë, një balet të krijuar në vitin 1989. Krejt e kundërta e ‘Dasmës’ e pranishme në repertorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe duke ardhur në këtë mënyrë me një krijim të ri. Po ashtu, duke e shfaqur këtë të fundit jashtë pavionit të zi, vendit të krijimit të Preljocaj, sikurse është shprehur ky i fundit.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore