Përveç interesit të shfaqur të shkollës tonë në lidhje me këtë çështje, kemi edhe mbështetjen dhe interesimin edhe të shkollave nga Podgorica për një gjë të tillë, pra interesimi është i të gjitha palëve. Hapja e një dege të re të zanatit do të sillte dobi të shumëfishtë për komunitetin vendas, pasi nxënësit e dobët nuk do të iknin në Podgoricë por do të kishin mundësi të vazhdojnë shkollën për një zanat i cili do të mund t’u vlente në jetë
Tuz- Institucioni Publik, Gjimnazi “25 Maji” në Tuz është shkollë e mesme, e pavarur që para 43 vjetësh . Në vitin shkollor 1974/75, arriti gjenerata e parë e maturantëve, kurse këtë vit (2017), shkollimin në këtë gjimnaz e mbaruan gjenerata 42-të.
Ndër vite, nga ky gjimnaz kanë dalë nxënës të dalluar e emra të shquar që sot kanë krijuar autoritet të lartë në fusha të ndryshme, deri te postet dhe funksionet e larta nëpër institucione të rëndësishme në administratë e në pozicione të tjera.
Në këtë shkollë ku mësimin aktualisht e ndjekin mbi 600 nxënës të ndarë në paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe në ato me mësim në gjuhën malazeze, ekziston vetëm drejtimi i përgjithshëm i gjimnazit, edhe pse deri para një dekade ka ekzistuar edhe drejtimi i bujqësisë, por që më vonë është mbyllur.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “784” të revistës Koha Javore