Të shpjegosh Ballkanin sipas Perëndimit

Dy dekada pasi Maria Todorova shkroi “Imagjinimi i Ballkanit”, perceptimet për rajonin mbeten të bazuara te stereotipat, te dhuna, varfëria dhe eksperienca e rakisë

Srgjan Garçeviq

Njëzet vjet më parë, ndërsa thëngjijtë e luftës në Bosnje dhe Kroaci ishin ende të ndezur, historiania bullgare Maria Todorova publikoi “Imagjinimi i Ballkanit”. Në këtë vepër thelbësore, ajo detajoi se si është perceptuar dhe dokumentuar Ballkani ndër shekuj si brenda dhe jashtë – kryesisht si një oborr disi brutal dhe jo i civilizuar i Europës.
Todorova e quajti këtë “Ballkanizëm” si homazh ndaj “Orientalizmit” të Eduard Said – një term i aplikuar në një mbulim të ngjashëm ekzotik të studiuesve, shkrimtarëve dhe artistëve ” të Lindjes” nga “Perëndimi”.
Ajo ndoqi format e shumta të Ballkanizmit në burime që variojnë nga kronikat tregtare të Venedikut të shekullit të 16-të, deri te opinionet e viteve 1990 të publikuara në New York Times dhe te dramat serbe të shekullit të 19-të.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “782” të revistës Koha Javore 

Të fundit

më të lexuarat