Serbi: Më e rëndësishme Kosova apo ligji?

Cilat kushte duhen plotësuar së pari për integrimin në BE? Sipas deklaratave të BE-së, ato janë sundimi i ligjit dhe lufata kundër korrupsionit. Por mediat në Beograd besojnë se tema kryesore për Perëndimin ëshë Kosova

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë David McAllister u takuan në Beograd të shtunën (12.08). Si përfundim shihet qartë se ata kanë perceptim të ndryshëm, se cilat janë kriteret për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Pas takimit, McAllister si kërkesë kyçe nga ana e BE-së përcaktoi luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Me këtë vlerësim nuk u pajtua presidenti i Serbisë. Ai ka një listë komplet ndryshe sa u përket bisedimeve me Perëndimin: “Çështja kryesore është Kosova, në vendin e dytë është qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë”, thotë Vuçiq, ku sundimi i ligjit është parë në vendin e tretë. Vuçiq ka shtuar, se “kokëdhimbje shkaktojnë vetëm marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Nëse nuk kemi përparim në këtë çështje nuk do të ketë asnjë progres drejt BE-së”.
Deklaratat e ndryshme vijnë ndoshta sepse Serbia nuk mund të marrë ende datën e përafërt të integrimit në BE. Por është e mundur që në këtë mënyrë Alkesandër Vuçiq është duke u përgatitur për fushatën zgjedhore me mesazhin “që ai e shpreh mendimin e tij shumë qartë”. Dhe të tregojë zemërimin e tij që nuk ka marrë datën e hyrjes në BE.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “777” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat