E shitur më lirë nga Serbia Rusisë, në këmbim të përfshirjes së Serbisë në projektin e gazsjellësit “Rrjedha Jugore”, Rusia e ndaloi projektin e gazsjellësit praktikisht pa asnjë paralajmërim në 2014, duke e lënë Serbinë në anën e gabuar të marrëveshjes
Marcus Tanner
Një libër i ri hedh një vështrim hulumtues mbi atë që ka në plan Rusia – dhe atë që s’ka në plan – në Evropën Juglindore.
Diskutimi se Rusia “është rikthyer” në Ballkan është shndërruar në diçka të zakonshme në diplomaci dhe gazetari – sado i diskutueshëm është fakti nëse Rusia është larguar ndonjëherë që aty.
Por, edhe nëse ringjallja e Rusisë në rajon është një fakt, pyetja kryesore është: Çfarë forme po merr kjo dhe me çfarë qëllimi? A “është kthyer” Rusia si sunduese perandorake dhe si një “vend që i prish punë” Perëndit – ose si aleate miqësore dhe kundërpeshë e nevojshme për një BE imponuese?
Dallimi është shumë i rëndësishëm. Nëse është e para, Ballkani mund të presë telashe, ndërsa fuqitë e mëdha do të lëkunden dhe do të përballen me njëra-tjetrën në rajon. Nëse është e dyta, vendet e Ballkanit përfitojnë duke i shitur favoret e tyre atij që ofron më shumë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “775” të revistës Koha Javore
