Tuz- Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit ka mbajtur seancën e 18-të të rregullt në të cilën këshilltarët kanë debatuar dhe në fund kanë miratuar me shumicë votash, propozimin e llogarisë përfundimtare të planit financiar të KU të Tuzit për vitin 2016, informatën mbi aktivitetet për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të bujqësisë, Propozimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi pjesën variabile të pagës, Propozimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të komisionit për përgatitjen e propozimit të simbolit të komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Propozimin e vendimit për ndryshimet e vendimit mbi të ardhurat e funksionarëve lokalë të KU të Tuzit dhe Propozimin e vendimit për ndryshimet e Vendimit mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokalë të KU të Tuzit.
Duke folur për llogarinë përfundimtare të planit financiar të KU të Tuzit për vitin 2016 i cili është realizuar në masën e përgjithshme 94.40 përqind, kryetari, Abedin Axhoviq e lavdëroi këtë raport duke thënë se po punohet çdo vit e më shumë në interes të përgjithshëm të qytetarëve, sidomos në dy- tre vitet e fundit. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “774” të revistës Koha Javore