Mohimi i historisë dhe i identitetit kombëtar

“Jeta është e shkurtër e studimi është i lodhshëm, njeriu është përtac nga mendja, publiku është i durueshëm dhe perdja është e siguruar kundrejt vërshëllimave, kështu që përse dikush të shqetësohet për faktet, kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym?” Kjo thënje e të urtit Faik Konica m’u kujtua ndërsa po lexoja në shtypin shqiptar të ditëve të fundit, pohime sulmuese dhe reagime në lidhje me identitetin e nenës së Gjergj Kastriotit-Skënderbe

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Ia lëmë fajin muajve të verës, pasi politikanët janë në pushime dhe si rrjedhim ka shumë pak lajme për të shkruar e për të diskutuar nga analistë e komentatorë, pasi duhen mbushur faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve me debate. Por, a duhet që në këtë mungesë aktivitetesh politike të kësaj vere – me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike — t’i kushtohet një diskutim i tillë një personaliteti të kombit siç është figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbe dhe etnicitetit të nënës dhe babait të tij? Është ky një debat i brendshëm dhe i panevojshëm midis shqiptarëve, por për më tepër është shumë i dëmshëm, pasi sjell ujë në mullirin e atyre që historikisht dhe sidomos viteve të fundit, kanë venë në pikëpyetje jo vetëm rolin e Gjergj Kastriotit Skenderbe, si Heroi Kombëtar i të gjithë shqiptarëve, por edhe identitetin dhe madje edhe historinë e shqiptarëve në përgjithësi, të cilën ata kanë kërkuar dhe kërkojnë që ta ndryshojnë, sipas interesave të tyre. Këta protagonistë, shqiptarë dhe të huaj — të kësaj fushate për tjetërsimin e historisë së kombit shqiptar, ose të pakën për hedhjen e dyshimeve ndaj fakteve historike — nuk janë as historianë, as akademikë, por janë politikanë të huaj dhe veglat e tyre shqiptare për të cilët, Faik Konica ka shkruar se nuk shqetësohen aspak për faktet historike, “Kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym”. Përsa u përket sulmeve të të huajve, kjo nuk është për t’u habitur, kështu ka qenë dhe kështu do të vazhdojë të jetë qëndrimi i tyre ndaj historisë së kombit shqiptar dhe Heroit Kombëtar Gjergj Katsrioti Skënderbe. Por që shqiptarët, të luajnë kartën e të huajve duke hedhur dyshime mbi historinë dhe heronjtë e vet, kjo është pak e rëndë dhe e papërgjegjshme, sidomos nga ta që nuk kanë haber nga historia. Në të vërtetë, ky ka qenë dhe është objektivi përfundimtar i të huajve, që të mbjellin dyshime në vetë radhët e shqiptarëve, mbi identitetin e tyre kombëtar dhe mbi historinë dhe prejardhjen e tyre. Kujt i intereson që në këtë moment të historisë të sulmohet figura e heroit të kombit shqiptar, sidomos nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me historinë, por të cilët mund të kenë një platformë për të përhapur dyshime qëllimkëqia.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “774” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat