Burokraci

Burokracia jashtë kontrollit apo byromania pati pasoja tepër të thella tek Kafka, nëse nuk harrohet fakti se për vitet që jetoi (1883 – 1924), ai nuk botoi asnjë roman dhe 90 për qind të krijimtarisë së vet, e dogji – që mund të kuptohet edhe si zhgënjim në dukje pafund i përpjekjeve të njeriut për të dalë kundër sistemit, dhe ndjekja e kotë dhe e pashpresë e një qëllimi të paarritshëm

Astrit Lulushi

Thuhet se një sistem i mirë shkurton rrugën drejt suksesit – kjo ndodh me një burokraci konkuruese ose nën kontroll. Por jo rrallë, burokracitë nuk përballen me konkurrencë reale prandaj veprojnë si çdo monopol tjetër që përdor burimet e veta pa-efikasitet, sepse nuk i duhet të konkurrojë.
Sociologu gjerman Max Weber ka argumentuar se burokracia e kontrolluar përbën mënyrën më të mirë për organizimin e aktivitetit njerëzor dhe se proceset sistematike dhe hierarkitë janë të nevojshme për të mbajtur rendin, për të maksimalizuar efikasitetin dhe për të eliminuar favorizimet. Por Weber gjithashtu e shihte burokracinë e pakontrolluar si kërcënim për lirinë individuale, dhe se një shtim në burokratizimin e jetës njerëzore mund t’i bëjë individët ta ndjejnë veten të mbyllur në kafaz.

Të fundit

më të lexuarat