Është koha që njerëzit të ndërgjegjësohet për pasojat që i shkaktojnë planetit nëpërmjet zjarrvënieve të qëllimshme, të mos kryejnë akte të tilla të turpshme që rrezikojnë me qindra prona dhe jetë njerëzish si dhe organet kompetente të ndërmarrin aksione në identifikimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të gjitha atyre që kapen në kryerje të veprave të tilla penale që sjellin degradim, shkatërrim dhe shëmtim të mjedisit
Toni Ujkaj
Mbrojtja e mjedisit jetësor do të duhej të ishte në epiqendër të çdo individi, shoqërie civile, qeverie, e të kujtdo që admiron të ketë një planet të pastër, larg shkatërrimeve e degradimeve të ndryshme, nga faktorët e shumtë që për fat të keq po e rrezikojnë mjedisin dita-ditës.
Mjedisi në tërësi dhe kujdesi që duhet të gëzojë ai nga çdo njeri nëpërmjet formave dhe strategjive të ndryshme, është herë pas here kryefjalë e samiteve të rëndësishme të liderëve të fuqive të mëdha botërore të cilët në kontinuitet bëjnë apel për ruajtjen dhe mosshkatërrim të planetit.
Ndotja e mjedisit dhe shkatërrimi i tij siç po ndodh për fat të keq viteve të fundit, është një problematikë e shkallës së gjerë e cila kërkon vëmendje dhe vigjilencë nga secili njeri, grup shoqëror, organizatë apo shtet. Tashmë dihet se fenomeni njeri, është shkatërrimtari dhe degraduesi më i madh i planetit anekënd botës nëpërmjet formave nga më të ndryshmet.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “774” të revistës Koha Javore
