Artistët pjesëmarrës të popujve të ndryshëm të Ballkanit me defiletë e tyre nëpër rrugët e këtij qyteti dhe me prezentimin dinjitoz, me shumë dashuri e pasion të kulturave të tyre, krijuan një atmosferë feste të vërtetë popullore, e cila u përcoll me ovacione e duartrokitje nga publiku vendas dhe të huajtë
Gjekë Gjonaj
Artdashësit ulqinakë dhe mysafirët e tjerë të gjinisë së folklorit, sidomos vlerave të pakontestueshme të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, jo vetëm kombëtare, por mbi të gjitha evropiane për dy mbrëmje me radhë, më 28-29 qershor, ndoqën me mjaft interesim vallet popullore plot ritëm, dinamizëm, lirizëm e epizëm të grupeve dhe ansambleve folklorike nga Ukraina, Bullgaria, Lituania, Rumania, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Njëherazi edhe këngë të bukura, ritme të mrekullueshme dhe kostume mahnitëse plot ngjyra e ornamente të bukura . Artistët pjesëmarrës të popujve të ndryshëm të Ballkanit me defiletë e tyre nëpër rrugët e këtij qyteti dhe me prezentimin dinjitoz, me shumë dashuri e pasion të kulturave të tyre, krijuan një atmosferë feste të vërtetë popullore, e cila u përcoll me ovacione e duartrokitje nga publiku vendas dhe të huajtë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “771” të revistës Koha Javore
