Kryeministri Rama dhe at Gjergj Fishta

Me këtë poezi të mëposht të At Gjergj Fishtës — postuar në fejsbukun e tij — Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama falënderoi votuesit shqiptarë duke ju thënë atyre, “u rritë ndera”, për mbështetjen që i dhanë atij dhe Partisë që ai drejton, në fitoren e zgjedhjeve të së djelës që kaloi

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Janë këto vargje të përshtatshme të Poetit të madh kombëtar, që Kryeministri Rama ka zgjedhur për të falënderuar Shqipërinë dhe elektoratin e saj me këtë rast, duke shprehur mirënjohjen e tij Shqipërisë me fjalët e Fishtës, “Për jetë të jetës të rrnoftë ty ndera.”
Dy fjale Shqipes due me ja rreshtue…
“Perëndija t’ fali i Amshueshëm,…
Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme:
N’ gjí tand vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “771” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat