Tiranë- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, i ka dhënë Çun Mulës (pas vdekjes), Dekoratën- “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e shquar si prijës në luftën për krijimin e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e kufijve të tij, duke organizuar me aftësi të larta strategjike e drejtuese forcat e zonës kundër armiqve; për rolin e madh në pajtimin e gjaqeve dhe vendosjen e harmonisë ndërfetare në të gjithë Shqipërinë. Për persekutimin familjar nga diktatura për shkak të qëndrimit të pathyer antikomunist dhe në mbrojtje të territoreve kombëtare shqiptare”.
Ceremonia e dhënies së kësaj dekorate në bazë të protokollit për ndarje të dekoratave është organizuar në selinë e Presidencës në Tiranë, me ç’ rast Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dorëzuar dekoratën, Z. Smail Maliq Çunmulaj, pasardhësit më të afërt të Çun Mulës. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “770” të revistës Koha Javore