Lufta me qentë endacakë

Sivjet në Ulqin erdhën edhe qentë endacakë. Këta “ mysafirë “ të padëshiruar janë të pranishëm me shumicë nëpër rrugët e Ulqinit që nga fillimi i muajit maj, dhe vazhdojnë të jenë rrezik i madh për mjedisin, banorët dhe turistët

Gjekë Gjonaj

Ulqini siç dihet tashmë është një ndër qytetet më të rëndësishme turistike në Malin e Zi, me një pasuri të madhe kulturore, historike, natyrore si dhe një nga destinacionet kryesore për turistët nga Kosova, Shqipëria, rajoni Ballkani dhe nga vende të ndryshme të Europës dhe Botës. Pritshmëria e qytetarëve, repektivisht e punonjësve turistikë të këtij qyteti për këtë stinë verore është e madhe. Ata me të drejtë presin që kësaj verë numri i pushueve të jetë më i madh se verën e kaluar. Në këtë drejtim janë bërë përgatitjet për të pasur një sezon të mirë. Është fromuar një trup që do të koordinojë mbarëvajtjen dhe përcjelljen e sezonit të sivjetshëm tuiristik. Të dhënat statistikore që disponojmë tregojnë se nga muaji maj e deri më sot në Ulqin ka pasur një numër më të madh të mysafirëve se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo i gëzon të gjithë. Mirëpo ata i shqetëson fakkti i hidhur se bashkë me turistët sivjet në Ulqin erdhën edhe qentë endacakë. Këta “ mysafirë “ të padëshiruar janë të pranishëm me shumicë nëpër rrugët e Ulqinit që nga fillimi i muajit maj, dhe vazhdojnë të jenë rrezik i madh për mjedisin, banorët dhe turistët.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “770” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat