Premtimet e shkelura të Aleksandër Vuçiq ndaj Amerikës

Presidenti Vuçiç ka premtuar vazhdimisht se do të zgjidhë çështjen e vrasjeve të vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyqi në Serbi në vitin 1999, kështu që kur të vizitojë Uashingtonin, Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë atij presion ta zgjidhë më në fund këtë çështje

Praveen Madhiraju
Tanya Domi

“Duhet t’ju vijë turp nga vetja. Çfarë mendoni? Se do të lejoj dikë të më qëllojë në kokë?”
OJQ-të dhe gazetarët serbë janë mësuar me sulme të tilla nga presidenti Aleksandër Vuçiq. Por ambasadori amerikan në Beograd jo.
Ofendimi i Vuçiq erdhi pasi ambasadori amerikan Kyle Scott dhe Fatose Bytyqi me të drejtë pyetën pse i dyshuari kryesor në vrasjet e pazgjidhura të tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyqi në vitin 1999 është ende njeriu më i besuar i Vuçiqit. Ndryshe nga paraardhësi i tij, ambasadori Scott nuk tërhiqet lehtë para qëndrimit të zymtë të Vuçiqit, duke quajtur së fundmi një tabloid të lidhur me qeverinë, “plehra të zakonshme, siç do të thoshte kryeministri juaj”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “770” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat