Tuz- Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vijuar me aksionin e dhurimit të librave me synim pasurimin e bibliotekave shkollore me lektyra dhe literaturë të domosdoshme për nxënësit që mësimin e ndjekin në gjuhën amtare.
Javën e kaluar kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, i shoqëruar nga sekretari i KKSH-së Faik Nika, nga kryetari i Komisionit për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës Shqipe Ismet Kallaba dhe nga nënkryetari i këtij komisioni Albert Camaj, kanë ndarë 47 tituj me nga 10 ekzemplarë në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz ku janë pritur ngrohtësisht nga drejtoresha, Miliana Daboviq, nga një pjesë e stafit pedagogjik dhe nga dy nxënësit e sivjetshëm të gjeneratës. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore
