Kur policia tregon dhëmbët!

Që prej shumë vitesh, Ulqini mban epitetin e qytetit më të qetë në Mal të Zi, jo për shkak të rolit dhe kontributit të policisë, sepse ajo është njëlloj si në qytetet tjera, por para së gjithash për shkak të qytetarëve të tij. Prandaj edhe demonstrimi i forcës dhe i dhunës ndaj popullsisë civile në Ulqin është e pakuptueshme dhe e papërgjegjshme

Ismet Kallaba

Mali i Zi është i njohur si shtet policor, ku policisë i janë dhënë kompetenca të posaçme. Në vend që policia të jetë instrument për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit, ajo është keqpërdorur në të kaluarën dhe vazhdon të keqpërdoret edhe sot nga pushteti për të arritur qëllimet e tij për të ruajtur me çdo kusht pushtetin. Ndërsa vetë policia ka ndërtuar imazhin e të gjithëpushtetshmit, duke e konsideruar veten mbi shtetin dhe që nuk ka kush çfarë t’i bëjë.
Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, në kohën e luftës ndëretnike dhe çmendurisë kolektive, policia malazeze ka ushtruar dhunë, terror, frikë etj. ndaj shqiptarëve dhe pakicave të tjera në Mal të Zi. Kjo është arsyeja që te pjesa më e madhe e shqiptarëve në Mal të Zi, figura e policit është e urryer, ngjall neveri, vetëm një numër i vogël i shqiptarëve punojnë në polici etj. Prandaj edhe çdo aksion policor, pavarësisht qëllimit të tij, shikohet me dyshim nga shqiptarët.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat