Plavë – Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, e enjtja e kaluar (8 qershor) ishte ditë më e veçantë se ditët tjera e të vitit shkollor. Atë ditë, në sallën e Qendrës mësimore të kësaj shkolle ishin tubuar maturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit dhe personalitete të tjera të shquara, për të marrë pjesë në ndarjen e diplomës “Lluça” (Pishtari), për rezultatet madhore më mësime që ata kanë shënuar gjatë tri dhe katër vitëve në këtë shkollë.
Nga 122 maturantët e pesë paraleleve mësimore, një prej të cilave me mësim në gjuhën shqipe, 24 sish gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm, trevjeçar dhe katërvjeçar, kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore, pesë prej të cilëve notat në të gjitha lëndët mësimore i kanë pasur të shkëlqyera, të cilëve u është ndarë diploma “Lluça 1”, kurse 19 të tjerëve të cilët kanë pasur sukses të shkëlqyer, por jo në të gjitha lëndët mësimore, u janë ndarë diplomat “Lluça 2”. Sh. Hasangjekaj
