Në vigjilje të festave jubilare

Këtij dhe gjatë vitit të ardhshëm shkollor – Nëntëvjeçarja e Trieshit ‘’Gjergj Kastrioti Skënderbeu ‘’shënon data shumë domethënëse: 130 – vjet të punës dhe të ekzistimit të saj, 100- vjetorin nga fillimi i zhvillimit të mësimit në gjuhën shqipe dhe 50 – vjetorin nga kur ky Institucion mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sikur, tashmë, është krijuar traditë me rastin e kremtimit të Ditës së Shkollës – Nëntëvjeçarja e Trieshit ’’Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu’’ është bërë qendër e rëndësishme kulturore e manifestimesh dhe si gjithnjë këto solemnitete zhvillohen në atmosferë tejet të gëzueshme e festive.
Dita e shkollës dhe festat e tjera shkollore janë shndërruar në kremte të përbashkëta.
Në radhë të parë festë e nxënësve, mësimdhënësve, trieshjanëve dhe e të gjithë atyre banorëve nga vendbanimet e tjera që kanë treguar besimin, shprehur vullnetin dhe dëshirën që fëmijët e tyre t’u edukohen e arsimohen pranë këtij Institucioni të denjë e të rëndësishëm, në këtë djep të lashtë të dijes, në këtë tempull të shenjtë të diturisë, në këtë vatër të dritës dhe të arsimimit në gjuhën shqipe.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “768” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat