Si u bë Facebook “shtëpia” e psikopatëve!

Çdo kompani normale që do të kishte një produkt në gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte atë. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë

Thënia e vjetër “kujdes se çfarë kërkon” të vjen menjëherë në mendje. Pak kohë më parë, Facebook filloi Facebook Live, një shërbim që u mundëson përdoruesve të transmetojnë video të drejtpërdrejta para botës.
Menjëherë pasi u aktivizua shërbimi, themeluesi dhe CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, tha se ai do të mbështeste të gjitha mënyrat “personale dhe emocionale dhe të papërpunuara” me të cilat njerëzit komunikojnë. Përdoruesit u inkurajuan të “shfaqeshin live” në mjedise të rastësishme – duke pritur bagazhin në aeroport, për shembull, ose duke ngrënë në një restorant.
Vini re frazën “të papërpunuara”. Facebook Live ka transmetuar tashmë live momentet kur një burrë me aftësi të kufizuara lidhet, rrihet dhe pritet me thikë. Në mars, dy adoleshentë në Chicago u shfaqën live duke përdhunuar një adoleshente. Dhe afro 40 përdorues të Facebook e panë videon, pa e raportuar tek Facebook apo policia.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “768” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat