Duhet pranuar realiteti se punën edukativo- arsimore në shkollë pothuajse pakkush e kontrollon, ose e kontrollon por jo siç e kërkon nevoja, sistematikisht, me një plan dhe përgatitje të mirëfilltë
Haxhi Lajçi
Pas Luftës së Dytë Botërore, personi që në orët mësimore u jepte arsimtarëve (mësimdhënësve) instruksione lidhur me punën edukativo –arsimore quhej instruktor. Më vonë ishte inspektori i shkollave që kontrollonte, konstatonte, por edhe udhëzonte. Më pas ishte këshilltari arsimor-pedagogjik, vetë emërtimi i të cilit tregon punën e tij. Lidhur me këto veprimtari përdoreshin termat: inspekton, kontrollon, mbikëqyr, hospiton, konsulton etj., veprimtari për mbarëvajtjen e sistemit arsimor.
Nga këto veprimtari që u përmendën, asnjëherë nuk ka mbetur anash funksioni i drejtorit të shkollës në këtë drejtim.
Duhet pranuar realiteti se punën edukativo- arsimore në shkollë pothuajse pakkush e kontrollon, ose e kontrollon por jo siç e kërkon nevoja, sistematikisht, me një plan dhe përgatitje të mirëfilltë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “767” të revistës Koha Javore
