Dhuna në familje, sëmundje e shoqërisë

Dhuna në familje shikuar historikisht ka qenë e pranishme në të gjitha formacionet shoqërore-ekonomike. Prandaj, këtij problem i nevoitet një përkushtim serioz dhe i matur. Shqyrtymi i problemit të dhunës në familje është çështje shumë e ndjeshme, sepse rëndom bëhen përpjekje që problemet familjare të zgjidhen brenda vetë familjes, me faktin real se familja konsiderohet si diçka e shenjtë

Qani Osmani

Dhuna në familje është një problem, për të cilin në botën bashkëkohore kanë filluar të bëhen studime, me qëllim të mirë, në mënyrë që përmes të dhënave që ofrojnë këto studime, të gjenden masa ligjore adekuate për parandalimin dhe eliminimin e kësaj dukurie. Dhuna në familje është një problem global dhe prekë të gjitha shtresat e popullsisë, të rinj dhe të moshuar, të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqarë, prek çdo kombësi, klasë race, apo grup etnik.
Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues nga vetë fakti se familja është studiuar nga shumë aspekte, si ai juridik, sociologjik, etik etj. Mirëpo, këtij institucioni aq të rëndësishëm në shoqëri nuk është trajtuar sa duhet në drejtim të hetimit të dhunës në familje. Pra, për ta njohur problemin e dhunës në familje, ka logjikë që së pari duhet ta njohim mirë familjen dhe se lidhur me këtë lind pyetja pse familja është institucion qendror në shoqëri?

Të fundit

më të lexuarat