3 Maji shënon ditën kur mbarë bota kujton parimet themelore të lirisë së shtypit. Është gjithashtu një rast për të vlerësuar lirinë e shtypit në vende të ndryshme të botës. E caktuar si e tillë nga Kombet e Bashkuara, në këtë ditë, në mënyrë të veçantë, mbrohet media nga sulmet që i bëhen pavarësisë së shtypit, nga qeveri dhe grupe të ndryshme terroriste. Këtë ditë, kujtohen gjithashtu edhe gazetarët të cilët, anembanë botës, kanë humbur jetën në krye të detyrës
Për Koha Javore: Frank Shkreli
Sipas një njoftimi të UNESCO-s, tema e këtij viti për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit është: “Mendjet kritike për kohëra kritike: Roli i medias në avancimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse”, ndërkohë që thuhet se pjesëmarrësit në aktivitete të ndryshme botërore do të shqyrtojnë edhe sfidat me të cilat përballet media sot, përfshirë prirjet e vazhdueshme anembanë botës për të sulmuar gazetarët kudo.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “764” të revistës Koha Javore
