Ulqin – Në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmjet ruajtjes dhe kultivimit të faunës detare”, të shtunën mbrëma në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës është hapur ekspozita me temë “Ardhmëria e detit varet nga ne”.
Në ekspozitë janë prezantuar disa dhjetëra fotografi që dëshmojnë për dukuritë negative që vërehen në detin dhe bregdetin e Ulqinit si pasojë e peshkimit të paligjshëm, hedhjes së mbeturinave etj., si dhe punimet e fëmijëve të punëtorisë artistike të udhëhequr nga piktorja Vahida Nimanbegu, ku piktorët e rinj nëpërmjet imagjinatës së tyre luftojnë dukuritë negative ekzistuese. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore