Fryma antishqiptare në tempullin e demokracisë në Shkup

Qarqet politike maqedonase nuk   duan ta kuptojnë se Maqedonia nuk mund të bëhet pa  shqiptarë që jetojnë atje. Ajo duhet ta ketë të qartë se nuk mund të tejkalojë situatën ( krizën) e tensionuar politike, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme,  dhe  s’mund të ekzistojë si shtet , nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik

Gjekë Gjonaj

Ajo çfarë ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë të enjten e kaluar ishte vërtetë dramatike, shumë rrëngjethëse, frikëse, shqetësuese, e trishtë,   e papranueshme dhe aspak e denjë për një demokraci  parlamentare. Përshkallëzimi kulmoi   me zgjedhjen  për herë të parë  të një shqiptari , Talat Xhaferit ( ish komandant i Ushtrisë Kombëtare), në krye të Parlamentit të Maqedonisë. Ky lajm historik për shqiptarët e Maqedonisë  prodhoi dhunë brutale të paparë   ndaj   deputetëve e gazetarëve.  Mbështetësit rrebelë   të dhunshëm me fantoma në kokë të  VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit , siç mësohet nga  mediat, kanë  plagosur  102 persona, plagë të rënda i kanë shkaktuar  kreut të  LR – PDSH-së Ziadin Zelës dhe  e kanë  gjakosur  edhe liderin e opozitës dhe të  LSDM-së  Zoran Zaevin.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat