Çka është edhe më e vështirë për ta shkruar se në këtë ditë të përkujtuar të tmerrit, nuk doli asnjë banor nga fshati Husaj , jo pse nuk deshën sepse që nga ato kohë të vështira të gjithë kanë braktisur fshatin dhe kanë migruar në Kosovë ,në Europë e deri në Amerikë.Por është për t’u habitur me faktin se përfaqësuesit dhe udhëheqësit e dy komunave: të Pejës ,nga e cila komunë ishin viktimat, si dhe përfaqësues të Rozhajës ku është kryer krimi, nuk e panë të arsyeshme të merrnin pjesë në vendosjen e kurorave në vendngjarjen e krimit, së bashku me familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve
Haxhi Lajçi
Të martën në fshatin Husaj ,në praninë e familjarëve të të vrarëve, qytetarëve të Rozhajës dhe mjeteve të informimit,u organizua përvjetori i 18-të nga vrasja e disa shqiptarëve të pafajshëm nga ana e ushtarëve e rezervistëve serbo-malazezë.
U mbushën 18 vjet qëkur forcat e errëta ushtarake serbo-malazeze të ‘’Batalonit të shtatë’’,
pikërisht në orën 18.00 të mbrëmjes, pa pikën e fajit, vranë 6 civilë shqiptarë.
Sot edhe shumë mot do të kujtohen klithmat e Labinotit 13 vjeçar dhe të Nemkës ,bijë e Demiqve të Rozhajës,72 vjeçare, si dhe të gjithë të tjerëve që u vranë e u plagosën në qendër të fshatit Husaj .
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “762” të revistës Koha Javore
