Në të vërtetë nuk është Shqipëria që ka tre lobingje në Uashington, por, sipas të dhënave në median shqiptare, janë tre partitë politike kryesore të Shqipërisë, PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, që tani kanë nënshkruar marëveshje me organizata të lobit amerikan, për të shërbyer si agjentë ose përfaqsues të këtyre partive në Uashington. Me fjalë të tjera, paguhen qindra mijëra dollarë për të punuar në interes të partive në fjalë, por jo doemosdoshmërisht në interes të Shqipërisë
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Tani, nuk dua që të keqkuptohem. Unë besoj se Shqipëria dhe Kosova si shtete duhet të kenë – përveç ambasadave të tyre në Uashington – edhe një organizatë lobingu për të shërbyer si përfaqsuese e interesave shqiptare në Uashington, sidomos në lidhjet me Kongresin amerikan. Një gjë e tillë mund të justifikohet, pasi kjo është një praktikë që ushtrohet edhe nga shumë vende të botës. Natyrisht se ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në Uashington luajnë rolin e tyre si përfaqësi zyrtare diplomatike në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “762” të revistës Koha Javore
