Me ndërgjegjësimin e shoqërisë mund të luftohet korrupsioni

Përmasat e korrupsionit, i cili nuk shfaqet vetëm në formën financiare, por edhe  në formën morale, politike e në forma të tjera , sipas  qytetarëve të anketuar  në Ulqin, janë të dukshme, madje  dominuese  dhe alarmuese  në shumë  fusha

Gjekë Gjonaj

Thuajse asnjë komunë në Mal të Zi nuk i ka shpëtuar  korrupsionit. Këtij “kanceri”  i cili vërehet sidomos  në vendet që janë me zhvillim të ulët ekonomik, siç jemi ne,   nuk i ka shpëtuar as  Komuna e Ulqinit.  Faktin e   hidhur  se korrupsioni është mjaft i thellë  në Ulqin,  se ky fenomen global mbetet një nga problemet kryesore të këtij qyteti dhe  se vazhdon të jetë çështje shqetësuese,  e vërtetoi  anketa e OJQ-së “ Ul-info”.  Përmasat e korrupsionit, i cili nuk shfaqet vetëm në formën financiare, por edhe  në formën morale, politike e në forma të tjera , sipas  qytetarëve të anketuar  në Ulqin, janë të dukshme, madje  dominuese  dhe alarmuese  në shumë  fusha. Sipas  hulumtimit të lartpërmendur  rreth kësaj  veprimtarie të  kundërligjshme dhe mjaft të rrezikshme për një shoqëri të caktuar e cila kryhet nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare, institucionet më të korruptuara paraqiten  të jenë  pushteti ekzekutiv, partitë politke  dhe shëndetësia, rreth 80 për qind, pastaj policia, gjyqësori, prokuroria, mediet,  Kuvendi i Malit të Zi dhe arsimi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “761” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat