Artiste që pikturon botën e saj të Mediteranit

“Ajo është piktore e cila nuk ka rënë nën ndikimin e mediave të reja, të cilat janë dhënë pas eksperimentit, por i ka mbetur besnike qasjes klasike të pikturimit duke përdorur teknikën e akrilit dhe vajit në pëlhurë”, ka thënë drejtori i Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”, Belis Pojatiq

Në hollin kryesor të Qendrës Sportive “Ada” në Plevlë, në organizim të Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”, të mërkurën e kaluar është hapur ekspozita figurative e piktores nga Ulqini, Vahida Hasanaga – Nimanbegu.
Ekspozitën e ka hapur Belis Pojatiq, drejtor i Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”.
Ai ka thënë se piktorja Vahida Hasanaga Nimanbegu është pjesëtare e gjeneratës së re të artistëve nga Mali i Zi, e cila ekspozon në mënyrë aktive në vend dhe jashtë, si dhe përcjell trendet në artin bashkëkohor. (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “760” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat