Humbet imazhi i vendit

A është kjo periudhë e historisë shqiptare, koha e errësirës së madhe politike dhe morale?  Kur dihet rruga që duhet ndjekur për të mirën e përbashkët, por nuk ndiqet.  A është kjo një prej periudhave fatkeqe të historisë së shqiptarëve e cila po shfaqet si njëra prej më të shëmtuarave të mos besnikërisë së madhe ndaj njëri tjetrit dhe ndaj ardhmërisë dhe interesave afatshkurtra dhe afatgjata të kombit?! 

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Nga ngërçi aktual politik në Shqipëri dhe nga polemika e intolerancës,  arritjet e shqiptarëve këtë çerek shekulli, janë në rrezik të pësojnë goditje të rënda, të cilat kollaj mund të kthejnë mbrapa sukseset e deritanishme historike të kombit shqiptar, të arritura me gjak e sakrifica të mëdha gjatë gjithë historisë.  Fatkeqësisht, si përfundim i ngërçit politik midis pozitës dhe opozitës dhe luftës me fjalë që po zhvillohet midis palëve, sidomos në Tiranë, nuk kemi të bëjmë më me imazhin e vendit, se imazhin e ka marrë dreqi, por kemi të bëjmë me lirinë dhe demokracinë e vendit, për të mos thënë me vetë mbarëvajtjen e institucioneve të qeverisë dhe të shtetit, por edhe me marrëdhëniet e vendit me botën.   Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, deklaroi në fund të javës që kaloi se, “Shqipëria nuk mund të bëhet turpi i Evropës” nga gjendja e krijuar, por kam drojë se është tepër vonë për këtë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “760” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat