Ulqin – Dita e Komunës së Ulqinit, e shtuna e parë e muajit prill, është shënuar sivjet me aktivitete të ndryshme, të cilat kanë filluar të mërkurën, më 29 mars, dhe kanë përfunduar të hënën, më 3 prill.
Ndërkaq të shtunën, në sallën e Qendrës së Kulturës është mbajtur seanca solemne e Kuvendi të Komunës së Ulqinit.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka bërë një përmbledhje të arritjeve të Ulqinit gjatë një viti.
Ai ka thënë se viti që po lëmë pas “ka qenë një vit i angazhimit për konsolidimin e financave, i shlyerjes së borxheve të trashëguara, reduktimit të numrit të tepërt të të punësuarve dhe një vit i riprogramimit të huave dhe obligimeve”.
Sipas Cungut, edhe pse qeverisja e re në Komunën e Ulqinit e filloi punën në kushte aspak të lakmueshme, ajo nuk ra në pesimizëm, por u ballafaqua me të gjitha sfidat, me kurajo e durim. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “759” të revistës Koha Javore
