Një konkluzion i tillë do të mund të nxirrej edhe nga qëndrimi i Stankoviqit për të mos i arrestuar të pandehurit kryesorë. Po të kishte pasur një qëndrim të paktën përafërsisht të këtillë edhe në vitin e vrazhdë 2006, kur, nëse ju kujtohet, ka qenë edhe gjykatës e çështjes! Ndoshta rasti i “ Fluturimit të shqiponjës “ i ka emancipuar autoritetet gjyqësore dhe policore malazeze, gjë të cilën do ta përgëzonim, por, në rast të tillë do të ishte e udhës që t’u kërkohet ndjesë shqiptarëve dhe t’u kompensohet dëmi
Nikollë Camaj
Trillimet e armiqve, madje edhe kundrejt gatishmërisë për të paguar një çmim të lartë për to, është karakteristikë e të gjitha regjimeve, madje edhe individëve, të cilët me çdo kusht duan t’i ruajnë pozicionet e fituara. Do të thotë që kjo është karakteristikë e të gjitha regjimeve totalitare, të cilët demokracinë fiktive e përdorin vetëm për fshehjen e autokracisë së vet të padeklaruar. Mirëpo, gatishmëria për t’i shkaktuar dhembje vetvetes ose për të krijuar iluzionin e të rrezikuarit me qëllim për t’i akuzuar të tjerët, në psikanalizë ka emërtimin e vet. Kur persona me diagnozë të tillë vinë në pushtet, populli do ta ketë të vështirë që t’i heqë qafe.
Mendoj se qytetarët e Malit të Zi përjetuan pikërisht një fat të tillë kur në vitin e largët 1990 vendosën për t’i mbështetur puçistët e atëhershëm, respektivisht strukturën e cila edhe sot e kësaj dite ndodhet në pushtet. Duke mos hyrë në “ betejat e tyre të mëdha “ për të ardhur në pushtet dhe për ta ruajtur atë, dua të ju rikujtoj vetëm disa nga episodet e “ kësaj lufte “, të cilat megjithatë dallojnë në nuansa të vogla, varësisht nga fakti se kush ka qenë objektivi. Në këto episode rreshtoj vitin e largët 2006, kur në Mal të Zi u katandisën shqiptarët. Boshnjakët pësuan të parët në këtë aspekt, ngase mallkimi i PDS-së i arriti më 1993, kurse vitin e kaluar, 2016, u erdhi radha edhe serbëve.
Me gjithë keqardhjen për të gjithë viktimat, është interesant fakti se të gjitha akuzat janë të ngjashme, por vuajtjet as përafërsisht jo ! Ndonëse Jurisprudenca i ka sytë e mbyllur, autoritetet gjyqësore malazeze, madje edhe policia, duket se respektojnë urdhrin e zotit : “ duaje të afërmin tënd “.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “759” të revistës Koha Javore
