Pasuri e veçantë e shqiptarëve

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër jo vetëm të gadishullit Ballkanik por edhe të Evropës. Ata janë një ndër popujt me shumë probleme, si ekonomike dhe politike por me një tolerancë të rrallë ndërfetare. Kjo tolerancë mbështetet në vetëdijen kombëtare për faktin se të gjithë shqiptarët e të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët. Kjo ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjëra dhe ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për t’u bërë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të të huajve që ta përçanin dhe më pas ta sundonin

Qani Osmani

Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qënë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë . Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkohësisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që ne si komb e kemi.
Pranimi dhe bashkekzistenca e tre besimeve të popullit shqiptar, ka bërë që toleranca ndërfetare të jetë një domosdoshmëri historike, duke shërbyer kështu si mjet dhe faktor që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën tonë si komb, megjithëse shqiptarët kurrë nuk e kanë ndarë përkushtimin fetar nga interesi kombëtar.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “758” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat