Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, njëherazi edhe nënkryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel mbajti të mërkurën një fjalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Republikës së Kosovës
Për Koha Javore: Frank Shkreli Nju Jork
Fillimisht, miku i njohur i shqiptarëve numëroi ato që ai tha se janë suksese dhe arritje të viteve të fundit të shtetit më të ri në Evropë, duke përfshirë ndër të tjera medaljen e parë të artë olimpike të Kosovës, mbajtjen e konferencave me rëndësi ndërkombëtare mbi bashkëpunimin dhe tolerancën në fushën fetare atje, anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në institucione të tjera botërore, si dhe njohjen diplomatike deri tashti të pavarësisë së Kosovës nga më shumë se 110 shtete të botës. Ai theksoi në fjalimin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, se këto janë vetëm disa prej arritjeve të deritanishme të shtetit të ri të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër të parat shtete që kanë njohur më së pari pavarësinë e Kosovës dhe sot jemi mbështetësi më i fortë i saj dhe me të drejtë”, nënvijoi kongresmeni Engel. Së pari, Kosovën e njohu si shtet të pavarur Presidenti Xhorxh Bush dhe marrëdhëniet vazhduan të forcoheshin gjatë administratës së Presidentit Barack Obama. Si përfundim, Republika e Kosovës, theksoi ai, krenarisht e konsideron veten si mbështetësja më e fortë e Shteteve të Bashkuara në Evropë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “758” të revistës Koha Javore