Shqiptarët dhe klasa politike e tyre

Fjala i “papërlyer” ose e “papërlyer” mund të ketë një domethënie fetare në veshët e disave, sidomos të krishterëve, por fjalori shqip e përcakton si diçka që nuk është fëlliqur me lyrë a me diçka tjetër, me fjalë të tjera i pastër.  Për më tepër, një person i “papërlyer” është dikush që nuk është përzier a që nuk ka marrë pjesë në një punë të keqe, në një krim, e tjera.  I pastër në sjelljet e qëndrimet në punë dhe në shoqëri!   Me biografi të pastër, thekson fjalori, dikush pa asnjë njollë në nder!

Për Koha Javore: Fran Shkreli

A ka Shqipëria njerëz të tillë, “të papërlyer”, të cilët mund dhe duhet të shërbejnë me kompetencë në ministritë dhe dikasteret më të larta të qeverisë dhe të shtetit?   Individë të cilët të pakën fillimisht nuk kanë ndonjë “njollë” që do t’i diskualifikonte nga konsiderimi për një post siç është posti i një ministri në qeveri.  Në fakt, si në shumë raste më përpara, edhe kësaj herë, as këto emërime nuk i shpëtuan sitës së kritikave të opinionit publik.  Opozita dhe grupe të tjera, siç janë grupet e të përndjekurve, kanë kritikuar këto ndryshime në qeveri, për arsye të “biografisë” thonë ata.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “757” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat