
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vizitoi Prishtinën më 14 maj 2026, ku u takua me përfaqësues të institucioneve të Kosovës në mandat teknik – me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës dhe me kryeministrin në mandat teknik. Tema e bisedimeve ishte nevoja për reforma të shpejta me qëllim të përshpejtimit të rrugës së Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Komisionerja Evropiane e viziton Kosovën për herë të parë që nga marrja e detyrës në vitin 2024. Vizita ishte e planifikuar në muajin mars, por është anuluar pasi u shpërnda Kuvendi i Kosovës.
Në qendrat evropiane ekziston një lodhje nga krizat ballkanike. Kosova sot është një nga çështjet e hapura që BE-ja përpiqet ta mbajë nën kontroll. Lufta në Ukrainë i ndryshoi prioritetet e BE-së, kështu që as Kosova nuk e ka të njëjtën peshë politike si para 15 vitesh. Brukseli pret stabilitet politik, forcim të institucioneve dhe pragmatizëm.
Rreziku më i madh për Kosovën ndoshta nuk është më Serbia, por mungesa e një strategjie afatgjatë politike.
Një pjesë e skenës politike kosovare vepron sikur njohja ndërkombëtare të ishte një proces i përfunduar, megjithëse realiteti është shumë më i ndërlikuar. Për dallim nga shtetet e tjera të rajonit, Kosova vazhdon të mbetet në një “zonë gri”, hapësirë të paqartë politike dhe diplomatike. Po ashtu, është e përfshirë në proceset evropiane, por ende pa status formal kandidati.
Kosova vitet e fundit ndodhet në një atmosferë të përhershme zgjedhore. Në një situatë të tillë, në vend të çështjeve strategjike, dominojnë përplasjet ndërpartiake dhe interesat afatshkurtra politike.
Marta Kos nuk sjell një zgjidhje magjike, por tri mesazhe kryesore:
- – vazhdimin e dialogut politik
- – uljen e tensioneve në veri të Kosovës
- – reformat institucionale dhe baskkëpunimin me BE-në.
Dhe, ajo që është shumë më e rëndësishme, Brukseli sot nuk kërkon narrativë historike, por një stabilitet politik.
Vizita e Marta Kosit nuk do ta ndryshojë fatin e Kosovës brenda natës. Por, ajo mund të tregojë nëse politika kosovare është e gashtme të përballet me realitetin e ri evropian, në të cilin emocionet dhe narrativa historike sot nuk janë të mjaftueshme.
Pyetja nuk është më vetëm se çfarë mendon Evropa për Kosovën, por a është e vetëdijshme Kosova për ndryshimet që po ndodhin në Evropë?!
- – reformat institucionale dhe baskkëpunimin me BE-në.
